Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend, të miratuara në mbledhjen e datës 13 qershor 2026.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës është përcaktuar jo më shumë se 183 lekë për litër, 5 lekë më pak se në mbledhjen e fundit, ndërsa çmimi me shumicë nuk duhet të kalojë 171 lekë për litër.
Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është caktuar jo më shumë se 170 lekë për litër, 1 lek më pak se vendimi i mëparshëm, ndërsa me shumicë jo më shumë se 158 lekë për litër.
Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i naftës për peshkim është vendosur në 88 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku priten ndryshime të reja.
Bordi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për zbatimin e këtij vendimi.










