“Do t’a zhduk…” – Doni të dini si reagon një burrë kur mëson se e tradhton gruaja?! Detektivja: Mbase s’e do fare partneren, por ideja se …
Varet nga individi në fakt, që kam përballë dhe që përballet me provat, por mendoj që gjinia mashkullore vuan më shumë.
Femra e vuan por edhe e kalon. Ndërsa për mashkullin është shumë e vështirë.
Më sjell pak shembuj ilustrativ të reagimit, në çfarë forme? Me agresivitet te burrat, me dobësi me…
Kjo është problem, se unë punoj edhe në Europë, edhe me njerëz që nuk janë shqiptarë. Shqiptarët e vuajnë shumë, mashkulli ndoshta e ka ego dhe është ajo tradita që është e papranueshme që të tradhtohet nga bashkëjetuesja, gruaja, është shumë e rëndë për mashkullin shqiptar. Mbase nuk e do fare partneren, por ideja që ‘bobo ça do thonë njerëzit’ apo ‘të më tradhtojë mua’, është egoja e shqiptarit te mashkulli që kurrë nuk mund t’a pranojë një tradhti nga ana e partneres.
Reagimet në zyrën time janë goxha të rënda
Acarohen, shkojnë deri në ofendime apo presione, ballë për ballë me mua, edhe pse unë mundohem ti ul që kurrsesi nënës së fëmijës nuk i bëhet kjo gjë. Se e shprehin atë mllefin që kanë, ‘nuk ka shanse, do t’a zhduk’, këto termat që përdorin në përgjithësi meshkujt. Por unë mendoj se e përjetojnë keq vetëm për faktin e egos dhe faktin e opinionit.
Më shumë shikon ego se sa dashuri?
Në shumicën e rasteve, fatkeqësisht po.










