Një histeri kolektive ka shpërthyer në rrjet për noteren Amela Mukaj, e cila është bërë pjesë e lukunisë së fyesve me tastierë në dorë pse ka ushtruar detyrën e saj sipas ligjit.
Madje fyesit e akuzojnë atë se paratë e hedhura për llogari të investitorëve dhe pronarët në letra të tokës, pra për pronën janë të saja, por pa ditur procedurat ligjore se si realizohet kjo dhe duke e bërë pa të drejtë “pronare” të disa miliona eurove pa asnjë lidhje.
Reagimi i noteres Mukaj:
“Jam shumë mirë dhe vazhdoj të ushtroj detyrën time me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm si gjithmonë.
Po shoh shumë komente që paragjykojnë rolin e noterit. Duhet kuptuar se fondet që kalojnë në një llogari escrow noteriale nuk janë para të noterit, por fonde të palëve në transaksion, të administruara sipas ligjit deri në përfundimin e procedurave.
Noteri nuk zgjedh klientët sipas simpative apo paragjykimeve, por ushtron detyrën e tij ligjore mbi bazën e dokumentacionit që i paraqitet. Për këtë arsye, është e padrejtë që një profesionist të gjykohet vetëm pse ka kryer funksionin që i ngarkon ligji.
Kam besim të plotë se faktet do të sqarojnë gjithçka.
Ju falënderoj për mbështetjen, besimin dhe mirëkuptimin.”, shkruan noterja.
Në një shtet të së drejtës, askush nuk duhet të dënohet pse fyesi është i paditur dhe përpara se të flasin faktet dhe institucionet përgjegjëse.
Prandaj reagimet kanë nevojë për maturi, të shmangin paragjykimet dhe etiketimet, si dhe t’i lënë drejtësisë hapësirën e nevojshme për të kryer punën e saj, në mënyrë që mos të cënohet me pa të drejtë imazhi dhe integriteti i çdokujt prej nesh.










