Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur një valë të re emërimesh në strukturat e policisë në vend. Sipas burimeve nga radhët e uniformave blu, janë kryer gjithsej 65 lëvizje në nivelet drejtuese, që përfshijnë shefa komisariatesh dhe drejtues të tjerë vendorë.

Ndryshimet synojnë riorganizimin e strukturave policore dhe forcimin e drejtimit në komisariatet kryesore të vendit.

Mes emërimeve të reja të konfirmuara janë:

Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit Dibër
Elton Shahini – Shef i Komisariatit Krujë
Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit Laç
Florian Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit Vlorë
Arben Sulaj – Shef i Komisariatit Lezhë
Elvis Peza – Shef i Komisariatit Mirditë
Oltion Agolli – Shef i Komisariatit Mat
Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit Korçë
Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit Bulqizë
Andi Deda – Shef i Komisariatit Shijak
Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë

Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se lëvizjet janë pjesë e një procesi të gjerë ristrukturimi në disa drejtori vendore dhe komisariate, ndërsa pritet që në vijim të publikohen edhe emërimet e tjera të përfshira në këtë paketë ndryshimesh.