Kupa e Botës nuk është vetëm një skenë e triumfeve sportive dhe e skemave taktike, por shpesh shndërrohet në një pasqyrë të emocioneve më të pastra dhe më të dhimbshme njerëzore.
Një nga momentet më prekëse të këtij edicioni ka ndodhur me yllin e Holandës, Cody Gakpo. Pas shënimit të golit, sulmuesi nuk ka festuar në mënyrën e tij të zakonshme të çlirimit, por ka shpërthyer në lot, duke pushtuar menjëherë vëmendjen e të gjithë botës.
Arsyeja pas atij shpërthimi emocional fsheh një tragjedi të madhe familjare që ka prekur lojtarin dhe partneren e tij në jetë. Gakpo ka rënë në gjunjë në barin e stadiumit dhe me sytë nga qielli i ka dedikuar golin djalit të tyre, të cilin partnerja e tij e humbi tragjikisht përpara se të lindte.










