Në orët e fundit është regjistruar një polemikë mes Gary Lineker dhe kombëtares gjermane. Legjenda angleze në një intervistë për L’Equipe ishte i ashpër në kritikat e tij ndaj skuadrës 4 herë kampio ne të botës.
Mendoj se është një nga Gjermanitë më të dobëta që kam parë-tha Lineker-Gjermania jeton me të kaluarën e saj. Kujtoni që në dy botërorët e fundit nuk kaloi as fazën e grupeve’
Një deklaratë kjo shumë e fortë nga Gary Lineker dhe që nuk u pëlqyen aspak te Die Mannschaft e sidomos nga Kai Havertz që nuk ngurroi t’i përgjigjej këtyre akuzave për të mbrojtur skuadrën e tij.
‘E gjithë bota mund të ketë opinionin e saj. Është e qartë që në një kampionat si ky shumë njerëz fillojnë e flasin për ty, por besoj se askush nuk i kushton shumë vëmendje-tha sulmuesi i Arsenalit-i kemi në vendin tonë ekspertët e shumë, kanë filluar kritikat edhe nga vende të tjera. Vjen një moment kur nuk mban më. Gjithnjë është e lehtë të kritikosh nga jashtë, por e vërteta është se nuk më intereson fare’.










