Këtë mëngjes të diele, kryeministri Rama ka postuar sërish pamje nga Banjat e Bënjës në Përmet duke e quajtur “pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike.”

Pamjet përfshijnë vizitorë që shfrytëzojnë vaskat e mbushura me ujë, çiklistë, turistë që provojnë ‘rafting’ apo që thjesht shëtisin duke shijuar peizazhet natyrore.

“Mirëmëngjes, dhe me Ujërat Termale të Bënjës, pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë Turistike, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.