Nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama tha se kurrë nuk ka qenë pjesë e takimeve në Aruba, ashtu siç pretendohet në rrjet. Ai shtoi se në epokën e algoritmeve, përsëritja e vazhdueshme e një pretendimi mjafton që ai të perceptohet si i vërtetë.
“Shikoni Fatos Lubonjën; e kam sjellë në mes si emër dhe një here pas shume e shumë vitesh që me të njëjtën pafytyrësi të atyre që mbronin gënjeshtrën që e burgosi dhe i kërkonin llogari për gjëra që s’kishte bërë, duke i prezantuar dëshmitarë të rremë dhe duke i ngritur akuza haluçinante, kërkon llogari nga unë për Arubën. Në të gjithë historinë e njerëzimit, që kur janë vendosur rregullat e qytetërimit romak, llogaria jepet në bazë të fakteve. Çfarë vlere ka që unë të them se nuk kam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë, nuk kam dërguar kurrë njeri? Këto nuk kanë vlerë, sepse Aruba është bërë e vërtetë, është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit, është ricikluar në pafundësi dhe është bërë e vërtetë.
Siç është bërë e vërtetë që unë jam një konsumator kokaine. Fjala “drogagji”, “ik mor drogagji”, është një refren që mua më ndjek si e vërtetë. Siç është e vërtetë që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me time shoqe dhe për atësinë e djalit tim, është bërë e vërtetë çfarëdo të them unë. Nuk kanë rëndësi letrat e gjykimit, algoritmi e ka bërë të vërtetë, siç kanë bërë të vërtetë që unë jam një kusar që marr pjesën time nga çdo lloj gjëje që bëhet në Shqipëri. Për këtë arsye nuk e them këtë gjë rregullisht, se nuk ka asnjë vlerë”, tha Rama.
Ai kritikoi edhe ata që, sipas tij, përpiqen të ndërtojnë karrierë politike mbi konfliktin dhe zemërimin e prodhuar në rrjetet sociale. Rama tha se me PS nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkut në tregun e karrierave të humbura.
“Por ata të karrierës janë më qesharakët. Sepse se kanë marrë vesh qe me PS dhe ne nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkut në tregun e karrierave të humbura. Algoritmi e ka të domosdoshme të shfaqet edhe profetët që lajmërojnë fundin e botës analistët që bwjnw analiza pa fakte, strategët që nuk dinë çdo të thotë të bësh strategji sektoriale. Për ta nuk ka rëndësi, se ca ndërtohet, për ta ka rëndwsi se çfarë duhet shembur dhe si ta shembin, se vetëm në rrënojat e punë së tw tjerëve ata mund të ngrihen në piedestalin e madhështisë, në skenën virtuale ku marrin liket, follwersat. Për ta çdo incident është një revolucion. Sa vite kemi që i dëgjojmë paralajmëruesit e stuhive të ardhme, për fundin e kësaj force politike, çdo protestë është rast për përmbysje, jo për temën. Çdo protestë për temën është gjëja më legjitime, dhe kur ti je gati të ftosh nw diskutim për të kuptuar se si mund të adresohet tema më mirë, aksush nuk paraqitet sepse të jesh pjesë e cunamit është shumë më e rëndësishme se të jesh pjesë e zgjidhjes. Secili kërkon diçka, e kërkon përmes asaj vale çmendurie, duke ushqyer algoritmit dhe të kundërtën e asaj për të cilën pretendon se është atje”, tha Rama.










