Shtetet e Bashkuara dhe Irani e kanë nënshkruar në mënyrë elektronike marrëveshjen kornizë për t’i dhënë fund luftës tremujore dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, pohuan zyrtarë të lartë të administratës amerikane, sipas të cilëve presidenti Donald Trump, dhe nënpresidenti JD Vance, e firmosen virtualisht ujdinë, ndërsa kryeparlamentari iranian, njëherësh kryenegociatori i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf, e nënshkroi atë në emër të Republikës Islamike.

Zyrtarisht, marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë një ceremonie në Gjenevë të Zvicrës më 19 qershor. Teksti i plotë i memorandumit pritet të publikohet shpejt, e sipas burimeve në fjalë do të ketë “transparencë të plotë”. Pakti kornizë i jep Uashingtonit dhe Teheranit 60 ditë kohë për të negociuar një marrëveshje të përhershme, përfshirë edhe për çështje të tjera sikurse rezervat e Iranit me uranium të pasuruar në nivel të lartë.

Trump nxitoi ta përshkruante këtë moment si një fitore të SHBA-së, por analistë të shumtë politikë, nuk janë të bindur se Washingtoni i ka arritur vërtet objektivat në luftën kundër Iranit. Programi bërthamor iranian mbetet i paqartë, ndërsa konservatorët radikalë vazhdojnë të mbajnë pushtetin në Teheran.

Bota Kryesore Të Fundit
Marrëveshja SHBA-Iran, ekspertët: Minimale, por Trump kërkon ta paraqesë si fitore
16/06/2026 12:31

Shtetet e Bashkuara dhe Irani e kanë nënshkruar në mënyrë elektronike marrëveshjen kornizë për t’i dhënë fund luftës tremujore dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, pohuan zyrtarë të lartë të administratës amerikane, sipas të cilëve presidenti Donald Trump, dhe nënpresidenti JD Vance, e firmosen virtualisht ujdinë, ndërsa kryeparlamentari iranian, njëherësh kryenegociatori i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf, e nënshkroi atë në emër të Republikës Islamike.

Zyrtarisht, marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë një ceremonie në Gjenevë të Zvicrës më 19 qershor. Teksti i plotë i memorandumit pritet të publikohet shpejt, e sipas burimeve në fjalë do të ketë “transparencë të plotë”. Pakti kornizë i jep Uashingtonit dhe Teheranit 60 ditë kohë për të negociuar një marrëveshje të përhershme, përfshirë edhe për çështje të tjera sikurse rezervat e Iranit me uranium të pasuruar në nivel të lartë.

Trump nxitoi ta përshkruante këtë moment si një fitore të SHBA-së, por analistë të shumtë politikë, nuk janë të bindur se Washingtoni i ka arritur vërtet objektivat në luftën kundër Iranit. Programi bërthamor iranian mbetet i paqartë, ndërsa konservatorët radikalë vazhdojnë të mbajnë pushtetin në Teheran.

Donald Trumpi u përball me një presion të madh për ta përmbyllur me sukses këtë konflikt, ndaj po përpiqet ta paraqesë marrëveshjen minimale të arritur me Teheranin si një fitore të rëndësishme politike, mendon politologu dhe eksperti gjerman Cornelius Adebahr, suipas të cilit marrëveshja kuadër e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk përfaqëson më shumë se një ndërprerje të përkohshme të luftimeve.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman ARD, ai theksoi se qëllimi i kësaj ujdie është krijimi i hapësirës për negociata gjatë 60 ditëve të ardhshme, me synimin për të arritur një marrëveshje më konkrete dhe afatgjatë. Sipas ekspertit, mbetet për t’u parë nëse zhvillimet në terren do të sjellin ndryshime reale.