Vendi i pestë dhe si pasojë dështimi në kualifikimin për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm pati një efekt të vërtetë domino te Milani që pritet të përjetojë një verë shumë të nxehtë me një revolucion në horizont.
Pas lamtumirës së bërë publikisht nga Rafael Leao, një tjetër lider i skuadrës kuqezi duket se do të vërë në diskutim qëndrimin e tij te Milani; Mike Maignan. Portieri francez po mendon seriozisht për të ardhmen e tij, sa agjentët e tij kanë nisur punën për të studiuar merkaton dhe për të kuptuar se cilët klube kanë fuqinë ekonomike për të hyrë në tratativat për të.
Situata rreth Maignan është paradoksale nëse mendon se në 31 janar, Milani njoftoi me të madhe rinovimin e kontrarës deri në 2031 të portierit me një pagë prej 5 milionë euro neto plus 2 milionë euro bonus. Një marrëveshje që dukej se e kishte blinduar futbollistin dhe për të cilin ndikuan figura si Massimiliano Allegri dhe Igli Tare, me të cilët Maignan ishte shumë i lidhur si në aspektin profesional ashtu edhe atë njerëzor, pa harruar këtu edhe sintoninë që kishte me përgatitësin e portierëve, Claudio Filippi. Por tani, të tre këto personalitete u larguan nga Milani dhe pa vitrinën Champions League, Maignan nuk sheh një projekt të qartë dhe thuhet se ai është shumë i shqetësuar për pasigurinë që ka pushtuar klubin.










