Teksa pritej të shpallej pretenca për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, nëna e Monika Kryemadhit ka deklaruar se nuk dëshiron gjykim të shkurtuar.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se Fatime Kryemadhi ka deklaruar gjatë seancës se nuk do gjykim të shkurtuar, pasi nuk ka bërë pastrim parash.
E pandehura Fatime Kryemadhi në seancë kërkoi: “Nuk dua gjykimin e shkurtuar. S’kam bërë pastrim parash.”
Pas kësaj deklarate, trupa gjykuese është tërhequr për gjykimin e kërkesës së Kryemadhit.









