Të gjitha bizneset që duan të përfitojnë nga paqja fiskale kanë afat deri në 5 qershor për të aplikuar .Sipas administratës Tatimore pas kësaj date aplikimet do të refuzohen automatikisht.
Sipas udhëzimeve në fuqi aplikimi nga bizneset kryhet përmes sistemit e-filing duke ngarkuar formularin përkatës të aplikimit për marrëveshjen e paqes fiskale duke përfshirë aty edhe vërtetim nga Prokuroria që nuk ka procedime penale,si dhe një dëshmi penaliteti.Nëse administrata konstaton mungesë dokumentacioni në të dhënat e deklaruara, subjekti do të ketë vetëm 3 ditë pune kohë për plotësim, përndryshe aplikimi refuzohet. Në rast se dokumentacioni është i plotë administrata tatimore duhet të japë përgjigje mbi pranimin ose jo të kërkesës brenda 5 ditëve jo më vonë se data 10 qershor 2026.Sipas autoriteteve paqja Fiskale përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të ekonomisë, rritjes së transparencës financiare dhe forcimit të besimit tek sistemi fiskal.
Përmes marrëveshjes biznesve do ti shtohet një marzh fitimi 18% për këtë vit, dhe çdo fitim që kalon këtë prag do të tatohet me 5%.
Administrata Tatimore do të ushtrojë kontrolle dhe monitorim të shtuar për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo përdorimi të kësaj nisme për pastrim parash, përmes:Përcaktimit të kritereve të qarta të analizës së riskut,shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Agjencinë e Inteligjencës Financiare dhe përdorimit të sistemeve të inteligjencës artificiale (AI) për monitorim dhe evidentim të rasteve me risk.










