Gazetari Berat Buzhala ka reaguar me tone të forta lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe protestat në Shqipëri, duke ngritur dyshime për atë që e cilëson si një klimë të organizuar destabilizimi.
Në një postim në rrjetet sociale, Buzhala shkruan se “diçka është kalbur në Shqipëri”, ndërsa shtron pyetjen se kush qëndron pas nxitjes së sentimenteve antiamerikane dhe tensioneve që po shfaqen në debatin publik.
Ai ngre gjithashtu pikëpyetje edhe për kreun e SPAK-ut, duke pyetur: “Po Dumani ç’pati?”.
“Dicka eshte kalbur ne Shqiperi. Kush po i terheqe vegzat e destabilizimit, duke nxitur sentimente antiamerikane. Po Dumani ç’pati?”, shprehet ai.










