Policët e shtrirë po konsiderohen gjithnjë e më tepër si një nga masat më efikase për rritjen e sigurisë në rrugë, veçanërisht në zonat urbane, pranë shkollave apo kopshteve.
Drejtuesit e automjeteve shprehen se vendosja e tyre ndikon drejtpërdrejt në uljen e shpejtësisë së automjeteve dhe në shmangien e aksidenteve, sidomos në akset ku qarkullimi është i lartë dhe ku lëvizin shumë këmbësorë.
“Sidomos nëpër shkolla njëherë duhen këtu. Bëhen shumë aksidente, duhet të kenë shumë kujdes”, u shpreh një prej shoferëve.
“Përveç policëve të shtrirë, kujdes duhet pasur edhe rreth rrotullimeve, nëpër lagje, ku janë rrugica domethënë që ka fëmijë nëpër zona të banuara”, tha një tjetër shofer.
Kërkesat për shtimin e policëve të shtrirë janë bërë edhe më të forta pas numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara kohët e fundit në vend, disa prej të cilave kanë qenë tragjike dhe me humbje jete, përfshirë edhe fëmijë të vegjël. Nga ana tjetër, specialistët e sigurisë rrugore theksojnë se policët e shtrirë mbeten një ndër format më efektive për kontrollin e shpejtësisë në zonat me risk të lartë. Sipas tyre, krahas shtimit të tyre në akset problematike, është i nevojshëm edhe respektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të garantohet më shumë siguri për qytetarët









