Interi përshpejton hapat për të sjellë në skuadër Marco Palestrën. Së fundmi është folur për një interesim të Realit të Madridit për Denzel Dumfries dhe kjo ka bërë që klubi zikaltër të vihet në lëvizje për të mos qenë i papërgatitur.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, holandezi konsiderohet si një opsion i merkatos për Realin e Madridit që është gati të paguajë klauzolën prej 25 milionë eurosh për Dumfries e aplikueshme vetëm në muajin korrik.

Marco Palestra është një emër që po lakohet shumë në ambientet zikaltër. Por tani, sipas Sky Sport, Interi ka bërë ofertën e parë për Palestrën që është në pronësi të Atalantës.

Bëhet fjalë për 40 milionë euro plus 5 milionë euro në formën e bonuseve. Një ofertë kjo që nuk është e mjaftueshme për Atalantën që kërkon 50 milionë euro për kartonin e futbollistit.