Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha se beson që udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei është gjallë dhe se ai është gjithnjë e më i angazhuar.

“Mendoj se ka indikacione se ai po angazhohet gjithnjë e më shumë në një nivel të caktuar”, i tha Rubio Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Khamenei nuk është parë në publik që kur pësoi lëndime të rënda gjatë një sulmi që vrau të atin dhe disa nga udhëheqësit më të lartë ushtarakë të vendit në fillim të luftës, duke çuar në spekulime rreth shëndetit dhe rolit të tij në strukturën udhëheqëse iraniane.

Rubio ndër të tjera tha se negociatat mbi programin bërthamor të Iranit do të jenë shumë teknike dhe mund të zgjasin me muaj.