Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, kundërshtoi pretendimet se Shqipëria po shitet, gjatë një debati në emisionin Quo Vadis.
“Çfarë është kjo teori që këtu është shitur Shqipëria?”, u shpreh Vengu, duke theksuar se një pretendim i tillë nuk qëndron.
Më tej, ai deklaroi se “nuk është fare e vërtetë” që Shqipëria është shitur dhe e cilësoi këtë si “një tezë me aromë të vjetër”.
Sipas Vengut, situata duhet parë në mënyrë më komplekse, ndërsa theksoi se ajo që kërkojnë qytetarët që protestojnë është dinjiteti.
“Në kushtet kur ne duhet t’i konsiderojmë gjërat më komplekse, është dinjiteti ai që kërkojnë këta njerëz në shesh”, tha deputeti socialist.










