Koço Qëndro, aktori i njohur i teatrit të Korçës “Andon Zako Cajupi” vetëm një javë më parë se të largohej nga kjo jetë i ka lënë amanet njërit prej djemve të tij se trupin e tij të mos e çonin për homazhe në hollin e teatrit, amanet të cilin të tre djemtë kanë qenë të detyruar ta mbanin.
Në këtë teatër aktori Koço Qendro kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij si aktor duke sjellë në këtë skenë role të shumta duke përfshirë kryerolin e tij Harpagonin në komedinë Kopraci, rol të cilin e ka risjellë në këtë skenë e jo vetëm edhe njëherë tjetër në moshën 93 vjeçare.
Qëndro nuk ka treguar arsyet që e kanë çuar në amanetin e fundit, por nisur nga ato çfarë Qëndro ka dhënë në intervistat e tij për media të ndryshme, ky amanet mendohet të ketë ardhur edhe për shkak të mosvleresimit të aktorit 99-vjeçar me një pension ndryshe nga ai i zakonshmi.
Lamtumirën e fundit aktorit të njohur Korça do ja japë në njërën prej agjencive funerale të qytetit.










