Bota e Alessandro Bastonit u trondit sërish dhe këtë radhë nuk bëhet fjalë për një episod në fushën e lojës, këtë radhë futbolli nuk ka të bëjë aspak. Këtë radhë bëhet fjalë për një çështje prostitucioni me minorene që e ka vendosur futbollistin në qendër të hetimeve të prokurorisë milaneze për skandalin me eskortat që u zbulua për herë të parë në 20 prill.
Bota e futbollit tani është larg dhe tani futbollisti mendon vetëm të provojë pafajësinë e tij, ndërkohë që një tjetër pikëpyetje është në lidhje me të ardhmen e tij futbollistike.
Në momentin kur Bastoni mori fletëthirrjen, ai ishte me pushime në Puglia me familjen. U kthye në Milano në mbrëmjen e së mërkurës i turbulluar për këtë çështje, që është vetëm telashi i fundit i tij në këtë 2026 kur ka parë që t’i minohet imazhi i tij i djalit të mirë që nga muaji shkurt. Kjo çështje ku është përfshirë Bastoni, formalisht nuk e prek Interin, por klubi komunikoi me telefon me futbollistin duke dashur ta qetësojë në mënyrë private. Kjo do të thotë se Klubi është me të dhe nuk do ta lërë vetëm.










