Nga Ulsi Manja
Kamera në dorë live nëpër komisione e seanca, gjoja në emër të “transparencës” dhe “luftës kundër korrupsionit”… por kur vjen puna te llogaritë e tua, kamera fiket…
12.1 milionë euro fitim brenda 5 vjetësh, për një vilë 251 m². A ka miniera floriri nën atë pronë, Gone, apo diçka tjetër që s’na e ke thënë akoma?
Nuk të gjykoj pse ke biznes, as nëse do të bësh agjentin imobiliar apo ta kthesh partinë tënde private “Mundësia” në zyrë ndërmjetësimi — bëj çfarë të duash brenda ligjit. Por shqiptarëve u ke borxh transparencën, se ua ke shpuar veshin prej kaq vitesh; s’ka moral me dy standarde.
Dorëzo letrat në ILDKPKI. Provo ligjshmërinë. Ndize kamerën edhe për veten Gone, jo vetëm për të tjerët.
Deri sa ta bësh këtë, gjithë ajo frymë që ke harxhuar për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit është thjesht show-i yt dhe i atij rrezikziu Kaprit, të cilit i është mbushur mendja se ti je monument i ndershmërisë!
Po të presin shqiptarët t’ju tregosh xhepat Gone, sidomos ata të protestës, të cilëve ju prije në ballë si “Kryministër në ardhje” me IA dhe i virgjër ndaj korrupsionit!
Mashtrimi është rrugë e shkurtër Gone dhe kaq besoj e ke mësuar dhe në Itali!
Jemi në pritje Gone, madje edhe unë “prokurori politik”, sipas etiketimit tënd!










