Ish-ministrja Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend ndaj kritikave se nuk ka folur për problemet brenda mazhorancës përpara nisjes së protestave.
Gjatë seancës parlamentare, Spiropali deklaroi se që para protestave ka ngritur çështje që lidhen me nevojën për reformim të sistemit politik, luftën kundër korrupsionit dhe vetëkorrigjimin e institucioneve.
“Edhe para protestës, edhe gjatë protestës unë kam folur për reformimin e pushtetit, nevojën për korrigjim, vetëpastrim dhe luftën ndaj korrupsionit”, u shpreh Spiropali.
Ajo kritikoi gjithashtu opozitën, duke u drejtuar pyetje liderëve të saj nëse kanë vullnetin për të sjellë ndryshim brenda strukturave të tyre politike.
Spiropali tha se Partia Socialiste ka fuqinë për të ndërmarrë ndryshime dhe hodhi poshtë akuzat ndaj saj, duke deklaruar se nuk ka asgjë për të fshehur.
“Asnjë sulm s’më ndal dot”, tha ish-ministrja gjatë fjalës së saj në Kuvend.










