Sulmet ajrore ruse kanë vrarë 20 persona dhe kanë plagosur të paktën 142 të tjerë në të gjithë Ukrainën në 24 orët e fundit.
Rusia nisi një valë sulmesh me dronë dhe raketa në Kiev, Kharkiv dhe rajone të tjera të vendit. Forcat ukrainase thanë se Rusia lëshoi 125 dronë, 25 raketa balistike, 10 raketa hipersonike Zirkon gjatë natës.
Ndërkohë edhe Ukraina kohët e fundit ka intensifikuar sulmet e saj me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës kritike energjetike të Rusisë, duke shkaktuar mungesa të mëdha karburanti.
Ukraina thotë se objektet ruse të naftës dhe gazit janë objektiva legjitime, pasi Moska mbështetet shumë në eksportet e lëndëve djegëse fosile për të financuar pushtimin e saj në shkallë të plotë, i cili filloi në shkurt të vitit 2022.










