Nga Berat Buzhala

Po flitet qe Serbia dhe Shqiperia kane bo marreveshje qe Shqiperia me e hape konsulaten ne Lugine te Presheves kurse Serbia ne Shkoder.

Impulsi i pare eshte “pse Serbia ne Shkoder”.

Impulsi i dyte eshte “pse me u barazu Shkodra me Luginen”, sepse ne Lugine ka shume shqiptare, kurse ne vilajetin e Shkodres nja 50 serbe te deklaruar.

Une po e shoh shume ma ndryshe problemin.

Nese ky ka qene kushti i Serbise, qe me mundesu hapjen e nje konsulate shqiptare ne Lugine, a po mendoni qe me mire me e pase Shqiperia ate konsulate, atje ku ka shume shqiptare, apo me refuzu?

Nese ish refuzu kjo mundesi, atehere, le te themi kushtimisht, kishin mbete te paperfaqesume 50 serbe ne Shkoder, dhe le te themi rreth 100 mije shqiptare ne Lugine te Presheves.

Tash jemi ne nje situate, ku ne Shkoder nje zyre e Serbise do te merret me 50 serbe, kurse nje zyre ne Lugine do te merret me 100 mije shqiptare.

Ftofne pak koken, se mu nuk po me doket marreveshje e keqe.

Ata 100 mije shqiptare ne Lugine kane me pase me afer shtetin shqiptare, per edukim, per kulture etj. Kurse ata 50 serbe ne Shkoder kane me e pase me afer shtetin serb.