Nga Petro Koçi
Per pjesen idealiste te motiveve dhe pjesemarresve te protestes kam patur simpati dhe pata shpresuar qe kjo energji te sillte reflektim te politika per tu investuar ne favor te ndryshimeve te shendetshme te sistemit kushtetues te Republikes dhe demokracise tone.
Te jem i sinqerte jam zhgenjyer jo vetem nga reflektimi i vaket i deritanishem i establishmentit, por sidomos nga degradimi gradual i zhvillimeve dhe zedhenies politike te protestes.
Thagma e diteve te fundit e orientuar nga patronazhistet kryesore te protestes eshte nje kthim i frikshem i metodave te vjetra te pasluftes.
Shpallja e kulakeve te rinj ne emer te luftes se “paster” te klasave me objekt gjithe pronaret e biznesve qe jane kunder protestes eshte nje zhvillim jakobin jo thjesht tragjikomik por deshmon se potenciali i aktivizimit te metodave staliniste apo edhe fashiste qenka me shume se prezent ne shoqerine tone.
Angazhimi i organizuar i patronazhisteve te protestes, te PD se ose jo, per te rrenuar financiarisht ata qe politikisht jane kunder protestes eshte tejet kriminal dhe i denueshem.
Disa “oratoreve” opozitare te protestes aq shume u ka hyre vetja ne qef saqe u duket vetja si heronj e kjo ua ka keputur frenat e vetepermbajtjes.
Modelet e vjetra te kesaj sjelljeje socialpolitike na kane ardhur ne maje te hundes dhe
premtojne nje te ardhme te ndotur e te dhimbshme.
Arsye per te protestuar ka plot. Shoqeria jone kerkon luften me te forte ndaj korrupsionit, politika sociale me te efektshme, barazi sherbimesh nga administrata pavaresisht gjendjes ekonomike dhe padiskutim nje Republike me pushtete te balancuara, me me shume demokraci institucionale pa domene te paracaktuara politike.
Nese patronazhistet e protestes do vijojne me tendencen e diteve te fundit e me lufte klasash shpresa per ndryshim si pasoje e saj do te shuhet.
Patronpatronazhiste te protestes hiqni dore nga e kaluara, nga e ardhmja e vjeter!
Mos kopjoni stilin, kerkesat, epshin per pushtet dhe mllefin e pasherueshem te Sali
Berishes!
Adaptoni modele qe premtojne te ardhme te re!










