Sot në Shkodër, në një fshat të zonës së Postribës ndodhi një tragjedi e tmerrshme. Një nënë me dy fëmijët e saj kanë humbur jetën në një incident fatkeq që ka kthyer në kob e zi një familje.

Familje që kishte ardhur me pushime nga Gjermania, në banesën e tyre në Shkodër. Sota ta kanë shkuar në shtëpinë e vjetër në fshat për të kryer punime në të. Ndërsa bashkëshorti kishte dalë, me gjasë për të blerë materiale, gruaja, duke gatuar drekën ka shpërthyer një zjarr fatal që ka marrë jetën e nënës me dy fëmijët e saj.

Në këtë tmerr, ku në zi e dhimbje është çdo kush që e mëson ngjarjen, jo vetëm banorët e zonës, kreu politik i PD-së, Luçiano Boçi, nuk pa pritur të kërkojë përfitim politik me këtë kob.

Ai në një postim të tij thotë se ngjarja ka ardhur nga faji i pushtetit që është treguar indiferent.

“Kjo ngjarje e dhimbshme nuk tragjedi e fatit të keq. Kjo është pasojë e indiferentizmit dhe papërgjeshmërisë së pushteteve qendror e lokal në Shkodër. Është rezultat i braktisjes në shërbime dhe kujdes ndaj qytetarit, sidomos të atij të zonave rurale. Nëse do kishte shërbim zjarrfikës efikas kjo tragjedi do ishte shmangur”, shkruan Boçi.

Po si ka mundësi që ai e nxori konkluzionin e fajtorët kaq shpejt kur tragjedia e tmerrshme është e nxehtë dhe krijon turbulacionet e veta? Pse nuk pret ai që të ftohet ngjarja e të flasë, të paktën nesër, duke shkuar së bashku me autoritetet e Shkodrës për të hetuar imtësisht, por flet sot? Kjo është instikti i vampirizmit politik me shpresën për të prodhuar populizëm.