Ushtria izraelite ka arrestuar më shumë se 200 persona dhe ka konfiskuar para në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë javës së kaluar.
Ata kërkoheshin nën dyshimin për krime, duke përfshirë “nxitje të terrorizmit”, kontrabandë dhe trafik armësh. Të tjerë akuzoheshin për lidhje të paspecifikuara me Hamasin, sipas një deklarate ushtarake.
Dhjetëra artikuj “të përdorur për të prodhuar armë” u sekuestruan, përveç dhjetëra mijëra shekeleve “të destinuara për aktivitete terroriste”.
Ushtria izraelite kryen rregullisht bastisje dhe arrestime, shumë prej të cilave mbahen pa akuza sipas sistemit të saj të diskutueshëm të “paraburgimit administrativ” .










