Deputeti i Partisë Socialiste, Piro Vengu, gjatë fjalës së tij në një panel të organizuar nga Cercle des économistes, u ndal te ndryshimi i natyrës së konflikteve moderne, duke theksuar se lufta nuk zhvillohet më vetëm në vijën e frontit, por shtrihet edhe në jetën e përditshme të shoqërisë, përmes teknologjisë, informacionit dhe operacioneve hibride.
Vengu tha se kjo realitet i ri duhet të merret parasysh edhe në vendimmarrjen për buxhetet e mbrojtjes, ndërsa vuri theksin te sfidat që lidhen me inteligjencën artificiale dhe manipulimin e informacionit në rrjetet sociale.
Fjala e plotë e Piro Vengut:
“Jam i lumtur që jam këtu dhe falënderoj Cercle des économistes për këtë mundësi që më keni dhënë. Vitet e fundit kuptojmë se në fund të fundit fusha e luftës po shtrihet edhe në prapavijë. Nuk ka më dallim midis frontit dhe prapavijës. Në fund shoqëria bëhet plotësisht një terren lufte. Dhe kjo është e rëndësishme të mbahet në mend kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve buxhetore.
Tema e luftës ka ndryshuar gjithashtu. Sigurisht kemi infrastrukturat kritike, teknologjinë, AI-në, energjinë, të gjitha këto që u përmendën pikërisht nga të gjithë kolegët e mi këtu. Por ka gjithashtu në fushën informuese një dimension shumë të rëndësishëm. Flasim shumë shpesh për inteligjencën artificiale.
Shqipëria duke qenë gjithashtu si të gjitha vendet evropiane së fundmi shënjestër e operacioneve hibride mjaft komplekse dhe intensive, e kuptojmë që në fund të fundit në gjithçka që ka të bëjë me rrjetin e rrjeteve sociale dhe të gjitha platformave të informacionit, kemi krijuar gjithashtu një lloj vëmendjeje artificiale gjithashtu. Nuk ka vetëm inteligjencë artificiale, ka vëmendje artificiale.
Në fund të fundit, e gjithë mënyra e funksionimit në shoqëritë tona të informacionit sot, ne ngatërrojmë demokracinë me shpërndarjen e një mesazhi. Por demokracia nuk është vetëm shpërndarja e një mesazhi, është aftësia për të rënë dakord për objektiva të tilla gjithashtu. Pra, edhe kjo ndryshon natyrën e luftërave të sotme.
Pra, dilema evropiane… Dilema evropiane mendoj se të gjithë e kuptojmë sot, pas tre vitesh rritjeje mjaft të konsiderueshme të buxheteve të mbrojtjes në të gjitha vendet e NATO-s, se në fund të fundit nuk mjafton vetëm të shpenzosh.”










