Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka numrin më të lartë të zyrtarëve me pasuri të mëdha në historinë moderne të qeverisjes amerikane, me 57 zyrtarë që zotërojnë pasuri prej të paktën 100 milionë dollarësh.

Sipas një raporti të organizatës së avokimit të konsumatorëve Public Citizen, të raportuar nga Associated Press, numri i personave me këtë nivel pasurie në administratën Trump është më shumë se katër herë më i lartë se totali i regjistruar së bashku gjatë administratave të tre presidentëve të mëparshëm.

Në total, 57 zyrtarë të administratës kanë pasuri prej të paktën 100 milionë dollarësh. Mes tyre janë 17 ambasadorë dhe 40 zyrtarë të nivelit të lartë.