Al Jazira ka arritur një marrëveshje verbale me Interin për transferimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili raporton se marrëveshja parashikon një huazim me vlerë 2 milionë euro, ndërsa në kontratë do të përfshihet edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh.
Ky opsion do të shndërrohet në detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të përcaktuara në marrëveshje.










