Destinacionet drejt të cilave udhëtojnë pasagjerët tregojnë jo vetëm flukset e lëvizjeve, por edhe ndryshimet në preferencat e udhëtarëve dhe vendet që po fitojnë më shumë interes në periudha të caktuara. Të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për qershorin 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, tregojnë një rritje të fortë në disa linja, ndërsa disa destinacione të tjera kanë regjistruar rënie të numrit të pasagjerëve.
Në shifra absolute, destinacionet më të frekuentuara vijojnë të jenë disa prej linjave kryesore nga Tirana. Londra kryeson me 125,139 pasagjerë, e ndjekur nga Roma, Milano, Stambolli etj. Megjithatë, numri i lartë i udhëtarëve nuk do të thotë domosdoshmërisht se këto janë destinacionet me rritjen më të madhe.
Ndryshimin më të madh në përqindje e ka shënuar Bratislava, ku numri i pasagjerëve u rrit me 674%. Pas saj renditet Zielona, me një rritje prej 410. Shifrat tregojnë një rritje spektakolare në përqindje, por në të dyja rastet baza e krahasimit në vitin e kaluar ka qenë relativisht e vogël.










