Derbi i parë i sezonit mes Milanit dhe Interit përfundoi pa fitues. Dy rivalët e mëdhenj italianë barazuan 1:1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Perth të Australisë.

Milani ishte skuadra më e mirë në pjesën e parë dhe iu afrua shumë golit të epërsisë. Yunus Musah provoi me një goditje të fuqishme, por topi u ndal në shtyllë, duke lënë rezultatin të pandryshuar.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Interi kaloi në avantazh menjëherë pas rifillimit të lojës, kur Federico Dimarco realizoi nga afër pas një asistimi të Nicolo Barellës.