Sot del përpara Gjykatës së Dhomës Penale në Tiranë, 32-vjeçarja turke Julide Yazici, pasi është dënuar në vendin e saj me burg për lidhje me organizatë terroriste.

E reja me profesion mësuese, dyshohet për dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe është arrestuar për llogari të shtetit Turk si e kërkuar.

Yazici rezulton e dënuar me katër vjet burgim për këto vepra, ndërsa i kanë mbetur pa kryer edhe tre vjet 5 muaj e 22 ditë.

Ajo është arrestuar për qëllime ekstradimi dhe u arrestua në Rinas teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Nga verifikimet në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja.

Një burim pranë Interpol Ankara i tregoi gazetares Hoxha se para shtatë vitesh e dyshuara ka qentë studente dhe ka marrë pjesë në protestat kundër qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Për këtë ajo kishte marrë azil politik në Francë. Avokati i saj Artan Shllaku deklaroi se do kërkojë lirimin e menjëhershëm dhe mos ekstradimin e saj pasi i rrezikohet jeta.