Një mesfushor më shumë se një mbrojtës i 5-të apo një lojtar krahu “puro”, një profil që pëlqehet prej kohësh. Do t’i bënte punë trajnerit Chivu, që kërkon agresivitet dhe vertikalitet.

Tratativa janari që bëhen aktuale në këtë moment. Moussa Diaby futet në këtë kategori për këtë Inter, që i mungon diçka, një titullar për krahun e djathtë. Trajneri Chivu ka bërë sërish llogaritë pas miqësores me City dhe në atë pozicion ka kuptuar se ka një problem.

Andy Diouf është një surprizë, një alternativë, por nuk mjafton. Tek Interi nuk duan të nxitojnë, sepse e dinë që merkatoja verore mund të dhurojë surpriza të këndshme edhe në minutën e fundit. Si në rastin e Akanji.

Diaby në janar ishte një hap larg Interit, që në atë kohë kërkonte zëvendësuesin e Dumfries të dëmtuar. Lojtari francez 7 muaj më parë i tha “Po” Interit. Do ta bënte edhe tani, por duhet kuptuar çfarë rezistence do të bëjë Al-Ittihad.

Interi këtë herë ka një “kartë” më shumë, Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar, i vlerësuar 10-12 milionë euro, është jashtë kontigjentit dhe mund të përfshihet në këtë lëvizje. Ai mund ta ndihmojë Interin të zgjidhë dy probleme me një goditje të vetme: largimin e një mesfushori që nuk bën pjesë në projekt dhe afrimin e anësorit të djathtë të shumëpritur.

Diaby ka qenë gjithmonë në mendjen e trajnerit Chivu, pasi është jo vetëm një lojtar i 5-të në mbrojtje, por edhe një sulmues kur duhet.