Nga Hermes Kafexhiu
E pashë me shumë vëmendje fjalën e Arjanit ditën e parë kur nxorri videon. Edhe videon e kryeministrit dhe më pas të Arjanit sërish.
Unë nuk i hyj fare historisë se kush ka të drejtë. Nëse Rama ka “pushtuar” fshatin me eskortën e tij, duhet të kuptojë se është qytetar i këtij vendi dhe s’ka asnjë privilegj më shumë përballë ligjit. Po Ramën ne i kemi ezauruar të gjitha. Rama ka vendosur të jetë ai që është të normalizojë gjithçka dhe të ruaj atë që ka ndërtuar prej më shumë se 20 vitesh. Ajo që nuk e ndihmon faktin se do duhet ta kapim Ramën gafil dhe ta çojmë përballë një rezultati për ta hequr atë si sundues, ose për të ndërtuar kritikë ndaj tij është qasja që zgjedhim për ta kritikuar.
Mua gjesti i Arjan Konomit mu duk krejtësisht patetik. Ai në thelb është një gjest personal si zgjedhje, por bëhet publik kur aty është Kryeministri dhe kur ti zgjedhësh ta shpërndash në media. Bëri vetëm një zhurmë mediatike, prodhojë thashethem.
Po ku arriti kjo?
Çfarë prodhoi kjo dhe ku doli Arjani e gjithë të tjerët me këtë?
A është kjo mënyra e duhur për të ndërtuar kritikë përballë Ramës?
Të marrësh telefonin në dorë dhe të shkosh atje tek pi kafe me familjen dhe t’i referohesh Ramës për zaptimin e parkimit publik.
Unë mendoj që më shumë eficencë do të bënte fakti që ta filmoje gjithë vendin që kishin zënë makina Kryeministrit dhe ta dërgoje videon në disa media duke i ftuar ta krahasonin veprimin e tij me atë të kryeministrave të tjerë në botë që nuk dalin fare me eskorta, po ikin në punë me autobus dhe me biçikletë, kjo do ndërtonte një narrativë tjetër për të.
Ramës i shërbeu video për të shpërndarë vëmendjen dhe nga ana tjetër e shfaqi pikërisht aty ku ai do donte të shfaqej si një njëri personazh i thjesht fshati që pi kafe të fshati i nënë së tij.
Nga ana tjetër ajo që ishte patetike dhe deri e përndjekëse ishte që video bëhet në prani të fëmijës dhe gruas së tij.
Pashë disa komente që thoshin “mirë ja bëri”, “ai ça s’na ka bërë” etj. etj.
Po pse me të njëjtën sjellje kërkon të jesh bindës dhe reflektues ti përballë publikut?
Nuk ka nevojë të kujtoj postulatin e famshëm kur thotë se një qen që të kafshon në këmbë dhe ti atë do bësh?
Unë mendoj se mënyra e asaj videoje ishte krejtësisht e shëmtuar, patetike, një mënyrë që nuk të çon askund dhe që tregon vazhdimin e një narrative që nuk ka ende fuqinë të kalojë një barrikadë shoqërore për të ndërtuar një narrativë të re kritike.
Banalitetin dhe patetizmin e shohim prej kaq kohësh dhe është bërë kaq i lodhshëm.
Sa është kaq i fëlliqur për ta parë të normalizohet.
Na e kurseni.










