Milani ka arritur marrëveshjen për transferimin e Diego Moreira nga Strasburgu. Lojtari belg, mund të luajë në të djathtë të sulmit, por bën mirë edhe linjën e majtë.

Operacioni parashikon rreth 45 milionë euro pagesë fikse dhe 5 milionë euro bonuse, ndërsa Strasburgu do të mbajë edhe 10% të një shitjeje të ardhshme.

Moreira pritet të udhëtojë në Milano të martën, më 18 gusht, për të kryer vizitat mjekësore. 22-vjeçari belg ishte ndjekur edhe nga Leipzig, por gjermanët u tërhoqën pasi u njohën me kërkesat financiare të Strasburgut.