Mike Maignan kthehet të bëjë postime në llogarinë e tij në Instagram pasi kishte fshirë gjithçka kohët e fundit.

Këtë herë në postimin e tij u shfaqën një seri fotosh nga pushimet e tij që kanë shkaktuar shumë pakënaqësi te tifozët duke qenë se pas 9 ditësh do të nisë sezoni i ri në kampionatin italian dhe portieri francez do të bashkohet me skuadrën ditën e dielë.

Postimi misterioz, mes fotove të shumta të pushimeve, ka të bëjë edhe me përrallën e Ibn Sa’id al- Maghribi, ‘Mullixhiu, i biri dhe gomari’, ku protagonistët kritikoheshin për çfarëdolloj gjëje që bënin me moralin se nuk duhet të dëgjosh fjalët e të tjerëve, por vetëm të vijosh në rrugën tënde.