Mbyllet në barazim pa gola 0-0 ndeshja Partizani-Teuta, e vlefshme për javën e parë të kampionatit. Durrsakët humbasin një penallti në pjesën e parë, ndërsa “të kuqtë” luajnë të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, sepse Human është ndëshkuar me karton të kuq.
Partizani është më kërkues në minutat e para të ndeshjes, por pa arritur që të rrezikojë seriozisht portën e Teutës. Në minutën e 25-të durrsakët fitojnë një penallti. Kallaku godet nga 11-metrat, por gjuajtja e tij ndalet në shtyllë.
Në fund të pjesës së parë Human ndëshkohet me karton të kuq, pas verifikimit në VAR, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Kallakut.
Teuta është më kërkuese në pjesën e dytë, por durrsakët nuk arritën që të kalonin portierin Qirko, që ruajti të paprekur portën deri në fund të takimit.
Mbyllet pa gola dhe pa fitues sfida në Vorë. Partizani dhe Teuta ndajnë nga një pikë në ndeshjen debutuese të sezonit të ri.










