Aktorja e njohur amerikane Hayden Panettiere është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare. Panettiere njihet për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat “Scream 4” dhe “Scream VI”. Babai i aktores, Alan “Skip” Panettiere, e kujtoi të bijën me fjalë prekëse, duke e përshkruar si një njeri të jashtëzakonshëm që sillte dashuri dhe gëzim te njerëzit që e njihnin, si dhe te miliona fansa që e ndiqnin në ekran.
“Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të Hayden-it tonë të dashur. Ajo ishte një dritë e jashtëzakonshme dhe një forcë e natyrës që u solli dashuri dhe gëzim të pamasë të gjithë atyre që e njihnin – dhe miliona njerëzve që e shikonin në ekran. Kërkojmë privatësi, pasi familja jonë merr kohë për të përpunuar këtë humbje të paimagjinueshme.”-shkruan i babi i saj.
Panettiere e nisi karrierën që në fëmijëri dhe fitoi famë ndërkombëtare me rolin e Claire Bennet në serialin “Heroes”. Më pas, ajo u bë e njohur edhe për rolin e Juliette Barnes në “Nashville”, performancë për të cilën mori dy nominime për Golden Globe.
Aktorja ishte gjithashtu pjesë e filmave “Remember the Titans” dhe serisë “Scream”. Në vitet e fundit, ajo foli publikisht për vështirësitë personale, përfshirë depresionin pas lindjes dhe problemet me varësinë.










