Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani ka tentuar të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi incidentin apo mënyrën se si dyshohet se është kryer tentativa.

“Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq ta vriste atë”, deklaroi Netanyahu, duke e lidhur kërcënimin me nevojën për masa të shtuara sigurie.

Ai tha se, pa masat e nevojshme mbrojtëse, autorët e dyshuar mund të kishin arritur ta vrisnin djalin e tij. Netanyahu gjithashtu bëri thirrje për përmbajtje, veçanërisht në një periudhë të ndjeshme politike dhe zgjedhore.

Kryeministri izraelit bëri të ditur se kishte kontaktuar kreun e Shin Bet, David Zini, për t’i kërkuar që të sigurohej mbrojtje e përshtatshme për të gjithë kandidatët për kryeministër.

Deri tani, autoritetet nuk kanë publikuar informacione të tjera mbi tentativën e dyshuar ndaj djalit të Netanyahut.