Një aksident i rëndë është shënuar pak pas mesnate në Hungari.

Autobuzi që po transportonte 57 turistë është përmbysur në qytetin Mezokeresztes. Mediat lokale raportojnë se të paktën 12 turistë polakë u nxorën të vdekur dhe mbi 10 të tjerë të plagosur. Ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin nga mjeti edhe personat e tjerë që kanë mbetur brenda të bllokuar.

“Një autobus me targa polake, që udhëtonte natën në autostradën M3 drejt Nyíregyháza, doli nga rruga dhe u përmbys. Informacionet paraprake tregojnë se shoferi ndoshta ka rënë në gjumë”, tha policia.