Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet gjatë javës së fundit, me fokus te shkeljet që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë rrugore.
Sipas policisë, kontrollet janë përqendruar te automjetet që shkaktojnë zhurma, tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, si dhe drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit.
Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar ose proceduar 55 shtetas, ndërsa janë vendosur gjithsej 11 420 masa administrative. Gjithashtu, 71 automjete janë spostuar me mjet ngritës për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Ndër masat e vendosura gjatë javës janë:
750 masa për tejkalim të shpejtësisë;
707 masa për parakalime të gabuara;
1369 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse ose jelekut fosforeshent;
353 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
309 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit;
411 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
256 masa për qarkullimin e motomjeteve në korsitë e biçikletave;
36 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
127 masa për xhama të zinj të riveshur;
98 masa për mangësi në dokumentacion;
56 masa për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të gabuara në qendra të banuara.
Policia Rrugore e Tiranës u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke theksuar se masat synojnë rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.










