Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, ka komentuar rikthimin e Jose Mourinhos në stolin e Real Madridit, duke pranuar se trajneri portugez mund ta bëjë skuadrën madrilene edhe më konkurruese.

Ish-kapiteni i Barcelonës e cilësoi Mourinhon një trajner të madh dhe kujtoi rivalitetin e fortë mes Barcelonës dhe Real Madridit gjatë periudhës kur në stolat e dy skuadrave ishin Pep Guardiola dhe Mourinho, ndërsa në fushë përballeshin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Po flasim për një trajner të shkëlqyer. E takova në Barcelonë kur isha në sistemin e të rinjve dhe kur po hyja në ekipin e parë. Edhe atëherë pamë se ai dinte shumë për futbollin”, tha Puyol.