Harta e re e propozuar prej Partisë Socialiste, që parashikon zvogëlimin e numrit të bashkive nga 61, në 46 zyrtarisht ndodhet në tryezën e kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë të preken.

Në dokumentin e dërguar kërkohet prej tyre të paraqesin mendimin e tyre të arysetuar në lidhje me propozimin që parashikon shkrirjen e bashkive të tyre dhe bashkimin me bashki të tjera.

Ata duhet të argumentojnë qëndrimet e tyre kundër apo mendime alternative. Sic ligji e parashikon, për këtë kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiak, kanë 60 ditë kohë për të kthyer përgjigjet. Ky proces duhet të bëhet në dëgjesa dhe konsultim edhe me qytetarët e këtyre bashkive.

Në fund, secila bashki duhet të dorëzojë një dokument të saj, në Kuvend, për të analizuar asyetimet e tyre, para se harta të rinis diskutimin dhe votimin në Parlament. Propozimi i PS parashikon një skemë e re organizimi, jo më bashki-njësi administrative por bashki-qytet-njësi administrative.

Një zgjidhje kjo, sipas socialistëve për të bërë të mundur ruajtjen e identitetit të secilës zonë urbane të vendit por dhe ofrimin e shërbimeve në godiat e bashkive, sic funksionojnë aktualisht.

Sipas propozimit të PS nuk preken 3 qarte, ai i Kukësit, i Durrësit dhe i Lezhës. Tirana është e vemtja që prket territorialisht, me shtimin e Rinasit, në administirm të kryeytetit dhe jo Bashkisë Krujë. Si qark, është propozuar bashkimi i Rrogozhinës me Bashkinë Kavajë.

Qarku i Elbasanit dhe ai i Gjirokastrës janë dy qarqet ku parashikohet ndryshime më të mëdha në numër, duke shkrirë 3 bashki. Maxhoranca e argumenton të domsdoshme ndryshimin e hartës aktuale, me arsyetimin, se bashki më të forta, janë më të përgatitura për momentin e anëtarësimit të vendit në BE. Kjo hartë pritet të miratohet, pas konsultimeve, në fillim të muajit tetor.