Nga Nexhmedin Spahiu/

Hajdeni budallë hajdeni. Po nuk është veç punë badallëku.

Janë edhe agjentë serbë që thjeshtë duke shitur pseudopatriotizëm duan ta pengojnë hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanovc. Mirë që po identifikoheni.

I qahet halli Shkodrës, një qyteti që 113 vite më parë ka bërë luftë për jetë a vdekje për mbajtur shqiptarësinë e saj e nuk i qahet halli Luginës së Preshevës e cila është shkelur e e nëpërkëmbur që 113 vite. Shqipëria dhe shqiptarët përgjithësisht kanë interes më të madh nga hapja e konsullatës së Shqipërisë në Bujanovc se sa dëm eventual nga konsullata serbe në Shkodër.

Në vend që të kërkohet që Shqipëria të ketë konsullatë edhe në Novi Pazar (ku kanë edhe Turqia edhe Bosnja), kundërshtohet marrëveshja që e bën Bujanovcin me konsullatë të Shqipërisë.!!!

Në vend që Qeveria e Albin Kurtit me e përshendetë këtë marrëveshje, nxjerr eksponentët e vetë (Vigan Qorollin dhe Agim Bahtirin) për ta kundërshtuar duke i kripur mendë Shqipërisë me pseudopatriotizëm