Djali i Jack Charlton pretendon se përballet me një taksë trashëgimie prej 200,000 mijë paund nëse dëshiron të mbajë medaljen e çmuar të fituesit të Kupës së Botës nga viti 1966, e cila i përkiste babait të tij.
John Charlton e mori medaljen me testamentin e babait të tij, por ai duhet t’ia lërë nënës së tij, Pat ose ta paguajë nëse e dëshiron.
Babai i tij ishte qendërmbrojtësi titullar i Anglisë, e cila mundi në finale Gjermaninë Perëndimore 4-2. Jack Charlton ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare në vitin 2020. “Mendoj se vetëm ai dhe xhaxhai im, Bobi, i kanë mbajtur medaljet e tyre. Të gjithë të tjerët nuk i kanë më”, zbuloi John Charlton.










