Screenshot

Përplasjet brenda të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo” kanë kaluar këtë të diel nga rrjetet sociale në shesh. Në pamjet e siguruara nga protesta para Kryeministrisë, dy grupe protestuesish shihen duke u përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa persona të tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë.

Incidenti vjen në një moment kur brenda lëvizjes janë shfaqur hapur pakënaqësi për mënyrën e organizimit dhe drejtimin e protestave. Më herët gjatë ditës pati edhe një debat të fortë në rrjetet sociale mes mbështetësve dhe aktivistëve të “Revolucionit Flamingo”, megjithëse personat e përfshirë në atë debat nuk duket të jenë të njëjtët që shfaqen në përplasjen fizike para Kryeministrisë.

Pamjet e fundit dëshmojnë megjithatë se tensionet brenda protestës nuk janë më vetëm virtuale, teksa në ditën e 78-të të saj përplasjet kanë mbërritur edhe mes vetë protestuesve.