IKMT dhe policia, shoqëruar nga policia e shtetit, në prezencë të drejtorit të Policisë Skënder Hita, kryeinspektorit të IKMT Afrim Qëndro, drejtorit të Policisë së Vlorës Edvin Ndreu, kanë ndërhyrë në shembjen e objektit.
Bëhet fjalë për një strukturë druri në funksionin e lokalit dhe restorantit.
Teksa vijojnë kontrollet për ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Karaburunit, policia ka konstatuar një objekt të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në gjirin e Shën Janit.
Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu kanë shoqëruar dhe ndaluar një person, i cili dyshohet se është autori i këtij ndërtimi pa leje.
Ndërkohë, priten verifikime të mëtejshme për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe rrethanat e plota të rastit.










