Burimet për Top News bëjnë me dije se forca të shumta policie po zhvillojnë aksione ‘blic’ për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim për vrasjen e turistit portugez në Ksamil.
Policia është vënë në kërkim të Danial Heurteven, i shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si dhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, Bekim Bulica.
Ka dyshime se pas ngjarjes u larguan në Kukës, megjithëse po mbahet në monitorim edhe kufiri me Kosovën.
Kontrolle ka edhe në Vlorë dhe Tiranë.










