Drejtori i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA sqaroi se nuk kishte qenë i përfshirë në projektin e njohur si FIFA Forward Enterprise (FFE) dhe se kishte mësuar për të vetëm përmes raportimeve në media.

Nuk kam qenë i përfshirë në këtë plan strategjik dhe për herë të parë mora dijeni për të nga mediat. Vendimi për ta tërhequr projektin ishte absolutisht i domosdoshëm dhe i padiskutueshëm, sepse besoj fort te një FIFA e pavarur që i shërben futbollit me përkushtim, transparencë dhe integritet”, deklaroi Wenger.

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit theksoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, ndryshe nga këshilltari i lartë Carlos Cordeiro, dhe rikujtoi se detyrat e tij në FIFA lidhen me analizën e të dhënave, zhvillimin e akademive të të rinjve, programet e trajnimit online dhe rolin si këshilltar teknik i IFAB.