Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve për korrupsionin në qeverinë e tij, tha ministri i shkarkuar i Mbrojtjes, Mikhail Fedorov për mediat. Fedorov, një ministër mjaft popullor që modernizoi Forcat e Armatosura dhe ishte pioner i luftës me dron ndaj Rusisë, u shkarkua nga detyra në korrik, pasi siç u raportua nga qeveria në Kiev, dështoi të drejtojë Forcat e Armatosura ukrainase.
Fedorov tha për mediat, se hetimet për pastrim parash, të njoftuara javën e shkuar, ngritën pikëpyetje rreth vetëdijes së Zelenskit për korrupsion potencial brenda rrethit të tij të ngushtë. Sipas ish ministrit, demokracia në Ukrainë, nuk duhet të mbetet peng i Putin, teksa përmes një videoje pak ditë më parë, Fedorov shpalli publikisht ambicien e tij politike dhe thirrjen për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, edhe në kohë lufte.
Ukraina ka në fuqi ligjin e luftës, që prej nisjes së pushtimit rus në 2022, që nënkupton se zgjedhjet në kohë lufte, janë të pezulluara. Por Fedorov thotë se është në moralin e lartë të Zelenskit, të lejojë mbajtjen e tyre. Ish-kreu i Mbrojtjes vë në dyshim aftësinë e Zelenskit për të fituar sërish zgjedhjet, pas 4 viteve e gjysmë luftë në vend, teksa për vetë presidentin, mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte do të ishte e rrezikshme.










